KRYETARI I PD ÇOBAJ: ZHVENDOSJA E BUSTIT NGA VARREZAT ISHTE E PALIGJSHME.“Kryetari i Parlamentit Ilir Meta zgjodhi vendin e gabuar për të festuar pavarësinë dhe 70-vjetorin e çlirimit duke vënë kurora me lule tek busti i 5 Heronjve të Vigut”. Kjo është deklarata e kryetarit të PD në Shkodër Ramiz Çobaj.

Ashtu si në komunizëm sipas kreut të demokratëve në Shkodër edhe sot busti I 5 heronjve po përdoret për ideologjinë moniste.Lëvizjen e 5 heronjve nga varrezat e dëshmorëve në afërsi të doganës, ÇobaJ e quan të paligjshme.Demokratët respektojnë të rënët në luftën nacional-çlirimitare por për ta 29 nëntori është çlirimi i ish-jugosllavisë dhe jo i Shqipërisë.Politika siç ka ndodhur në këto vite do të jetë e ndarë teksa PD do të festojë me 28 nëntor e ndërsa PS-LSI me 29 nëntor pavarësinë dhe çlirimin e vendit

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/0tonq_vPm9A” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprak28-NËNTORI, BASHKIA PUBLIKON AKTIVITETET
Artikulli tjetërKËSHILLI I BASHKISË, MIRATON VENDIMET E FUND NËNTORIT