Ilir Meta, kreu i LSI njëherësh edhe kreu i Kuvendit ditën e sotme nga Vlora ka folur mbi situatën politike në vend
. Gjatë një takimi me anëtarësinë e partisë në Novoselë të Vlorës, ai vuri theksin në rëndësinë e konsensusit dhe të bashkëpunimit.
Meta tha se politikanët nuk duhet të marrin vendime të nxituara, bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit.
“Ne politikanët shqiptarë duhet të marrim vendime të rëndësishme. Këto vendime duhet të merren bazuar në dashurinë për vendin e përgjegjshmërinë për të ardhmen e tij. Jo vendime bazuar në urrejtjen ndaj njëri-tjetrit dhe filozofinë e përjashtimit”, u shpreh Meta