Presidenti Ilir Meta mbetet i vendosur për tubimin e 8 dhjetorit.
Ilir Meta: Nuk do të iki nga sheshi derisa ti kthejmë popullit shqiptar të drejtën për referendumn që ka në Kushtetutë. Me këtë klasë politike jeni të pashpresë.
Presidenti Ilir Meta deklaron se në datë 8 Dhjetor do të zbresë në shesh në një lëvizje të dytë si ajo e 30 viteve më parë për të detyruar parlamentin që të zbatojë detyrimin kushtetues për zhvillimin e referendumeve.
“Po kthehem aty ku është kryefjala e aktivitetit tim si president i republikës deri në ndarjen e Shqipërisë nga epoka e tradhtimit të demokracisë, përmes një dhjetori të dytë të demokracisë së drejtpërdrejt, referendumit. Populli në kushtetutën që ka miratuar me referendum ka vendosur në kushtetutë, referendumin në nenin 150.
Pse në republikën e Shqipërisë edhe pse populli vendosi me referendum nuk kemi asnjë referendum, pasi politika e ka bllokuar qëllimisht, sikur e ka urdhëruar kushtetuta. Ndaj edhe unë si President kam vendosur pas gjithë përpjekjeve të mia në këtë zyrë për të gjetur rrugën e dialogut dhe kësaj loje kukafshehti që po tmerron shqiptarët.
Kam vendosur të zbres në shesh dhe nuk do të iki deri kur të kthejmë të drejtën për refernedum, që të detyrojmë parlamentin të zbatojë këtë detyrim. E vetmja rrugë për një të ardhme të mirë, pasi kjo klasë poliitke është e pa shpresë, prandaj duhet ushtruar demokracia e drejtpërdrejt.
Kështu që kjo është e vetmja rrugë demokratike që shpëton Shqipërinë. Kjo është e vetmja mënyrë që SHqipëria të jetë me shqiptarë, se Shqipëri pa shqiptarë nuk ka dhe nuk mund të ketë. Klasa olitike ka një degradim total dhe mban zero përgjegjësi, ka asgjësur cdo lloj përfaqësismi politik. nuk ka votime, por vetëm komandime” tha ai.
“Epoka e partive përfundoi, do të nisë epoka e Referendumit! Kështu ka deklaruar presidenti Ilir Meta në prononcimin e tij për mediat. Ai tha se në datën 8 dhjetor do të zbulojë se cila do të jetë pyetja në referendum.
“Unë u bëra të qartë që me 8 dhjetor do të fillojnë një lëvizje e dytë dhe nuk do të përfundoj deri sa të ketë të drejtën për referendum, që kjo klasë politke ka përfunduar. Nuk do të thotë që do të jetë pambarim, do të vazhdojë një javë, por në javët në vijim do të jetë në takim me popullin. Do të bëjmë gjithçka dri sa të marrim referendumit, që populli të mos jetë më lodër e partive politike.
Nëse do të bëjnë një ligj që cenon interesat publike, populli shqiptar do t’i përgjigjet me referendum. Në datën 8 dhjetor do të japë një platformë të qartë, epoka e partive përfundoi. Nuk mund të bashkohen për interesin publik apo interesin kombëtar. Shqipëria të hyjë në epokën e referendumit, kjo klasë politike dështoi të qeverisin vendin”, tha Meta.