Ish Presidenti, Ilir Meta tha sot se do të bashkëpunojë me të gjithë shqiptarët që kërkojnë të mbizotërojë sovraniteti.

Deklaratën ai e bëri gjatë një deklarate për mediat në selinë e LSI-së, një ditë pasi la detyrën e Presidentit.

Do bashkëpunoni me Berishën?

Do bashkëpunojmë me çdo shqiptar të ndershëm që kërkon të mbizotërojë sovraniteti.

Koka e frontit do të jetë PD, kjo është ftesa e Berishës…

Nuk jam në garë as me Berishën dhe nuk kam qenë në garë as me Lulushin. Kam që në 2 mars që i pres të gjithë të bashkohen. Referendumi është primarja e primareve. i përshëndes edhe primaret që ka sjellë Berisha. Është vënë në pikëpytje ekzistenca e të ardhmes së këtij vendi.

Artikulli paraprakA DO TË MARRË ILIR META SOT DREJTIMIN E LSI-SË? JA SI PËRGJIGJET ISH-PRESIDENTI
Artikulli tjetërMINISTRIA E FINANCAVE SHTYN AFATIN E DEPOZITIMEVE TË PASQYRAVE FINANCIARE PËR 4 DITË