Presidenti i Republikës Ilir Meta ka deklaruar sot se kodi zgjedhor, ndryshimet e votuara nga parlamenti dje sipas marrëveshjes së 5 qershorit nuk kanë mbërritur ende në Presidencë dhe sapo të vijë do të zbardhen e më pas firmosen.

Meta ka paralajmëruar një rol të madh të Presidentit në zgjedhjet e ardhshme.

“Ende nuk kanë ardhur ndryshimet e bëra nga Kuvendi në presidencë, Sapo të vijnë do zbardhen nëse janë votuar siç janë miratuar nga Këshilli Politik dhe do firmosen.
Presidenti nuk merr pjesë në zgjedhje. Sot është 3-vjetori i ceremonisë së betimit dhe marrjes së detyrës. kështu që konferencës për shtyp do e kemi pas 2 vitesh. Roli i pres si kryetar i shtetit është mjaft i rëndësishëm veçanërisht një situatë që ka të bëjë me interes të madh publik për një proces të diskutueshëm për të cilin ekzistojnë shumë kushte që janë të domosdoshëm për t’u plotësuar në mënyrë që Shqipëria të çelë negociatat me BE.
Duket ditur që për pak muaj do shkojmë drejt këtyre zgjedhjeve është e rëndësishme që presidenti të marrë të gjitha masat kushtetuese ligjore dhe të bëjë gjithçka në mënyrë transparente për të parandaluar keq përdorimin e institucioneve të shtetit. Do kemi shumë akte në këtë drejtim që do jenë tepër transparente dhe do kemi disa taks forca. Roli i presidentit do jetë si asnjëherë tjetër më parë”, deklaroi Meta.

“Nëse dikush ka dalë jashtë realitetit, do vijë brenda sërish”, Meta i prerë: Prekjet e njëanshme të Kushtetutës do marrin përgjigjen e merituar

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar maxhorancën se çdo prekje e njëanshme e Kushtetutës do të marrë përgjigjen e merituar. Po ashtu ai sqaroi edhe faktin se pse ka folur ne disa raste kunder diplomateve te huaj.

“Unë nuk kam se cace të shoh. Jam i qartë dhe më duket se kam sqaruar se çdo prekjeje e njëanshme e Kushtetueses, e dini që janë formalisht 120 deputetë dhe 82 legjitimë,. Është e papranueshëm, është përpjekje për të asgjësuar shtetin e së drejtës. Dhe do marr përgjegjësinë e duhur nëse dikush ka kaluar jashtë realitet, dhe do të vijë brenda realitetit shumë shpejt, Kur parlamenti vepron në përputhje me Kushtetutën, është legjitim. Kur vepron ndryshe, nuk është legjitim. Këtë ua ka thënë dhe Venecia. Shqipëria është në një situatë ku kemi në Kuvend një parti. Për sistemin zgjedhor vendohet në përputhje me kushtetutën dhe me traditën që ne kemi. Rregullat e garës nuk vihen nga një maxhorancë për interes të maxhorancës. Pasi kjo bëhet në diktaturë. S’kam qenë kundër diplomatëve. Po sa herë që diplomatë karagjozë tallen dhe nënë në dyshim qëndrimet e presidentit, është e drejtë e tij që ti thotë popullit shqiptar të vërtetën. Ky është raporti i president, me të gjithë partnerët ndërkombëtar. Raporti i presidentit është raport i vendosur për t’u shërbyer integrimit.”, tha ai.

Ndryshimet kushtetuese, Meta: Kush e ka shpikur 30 korrikun? Ekziston vetëm një datë, 5 qershori

Në konferencën e përjavshme për mediat, Presidenti Ilir Meta u shpreh i prerë kundër ndryshimeve kushtetuese. Ndërsa u ndal të komentojët takimin me ambasadorët Meta u shpreh se BE jep qindra mln euro për drejtësi jo për rrumpallë.

“BE jep qindra mln euro për drejtësi jo për rrumpallë. Do vijojmë të informojmë partnerët tanë, sepse problemet e gjykatës kushtetuese, gjykatës së Lartë e SPAK ndiqen në mënyrë të herëpashershme. Sa i takon reformës në drejtësi nuk dua të zgjatem më vjen keq për të gjitha sa kanë ndodhur, por e kuptojmë përse. Po jam I sigurtë se pas një viti do jemi këtu për 5 vjetorin e reformës në drejtësi e do kemi një bilanc të qartë bashkë me kuvendin e ri te Shqipërisë. Deri atëherë do ndiqet me vëmendja gjithcka është investuar besim i madh.” u shpreh Meta, ndërsa komentoi edhe 30 korrikun si datë ku pritet që parlamenti të votojë ndryshimet kushtetuese.

“Kush e ka shpikur 30 korrikun nuk e kuptoj. Ekziston vetëm një datë e rëndësishme 5 qershori, janë investuar gjithë forcat politike mundëson rikthimin e legjitimitetit të institucioneve. Edhe nëse mund të shihet një element duhet parë në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe me ndërkombëtarët në mënyrë që t’i shërbejë zgjedhjeve të ardhshme.” vijoi më tej Meta.

Artikulli paraprakMIRATIMI I LIGJIT PËR STATUSIN E GJYQTARËVE E PROKURORËVE, META: I HIQEN KOMPETENCAT PRESIDENTIT
Artikulli tjetërOPOZITA E BASHKUAR KËRKON HAPJEN E LISTAVE 100%: TË MOS BËHET ASNJË NDRYSHIM PËR FORMULËN E KOALICIONEVE PARAZGJEDHORE DHE SHPËRNDARJEN E MANDATEVE