Presidenti i Republikës Ilir Meta ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të aktorit të njohur Anastas Kristofori.

Meta shprehet në mesazhin e tij se Kristofori ishte një artist i madh dhe shumë i dashur për publikun, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare.

Kreu i Shtetit thekson më tej se figura dhe e gjithë trashëgimia e tij artistike do të mbeten të pashlyera në kujdesën e popullit.

“Humbëm sot një artist të madh dhe shumë të dashur për publikun, Anastas Kristoforin, një nga ikonat më të shquara të Teatrit dhe Kinematografisë shqiptare.
Me rolet dhe portretizimet e përkryera, interpretimet origjinale dhe batutat e gjetura, figura dhe e gjithë trashëgimia e tij e vyer artistike do të mbeten të pashlyera në kujtesën e popullit dhe të artdashësve shqiptarë.
Duke ndarë dhembjen me familjen dhe kolegët e tij, u shpreh ngushëllimet më të ndjera për këtë humbje të madhe. Të prehet në paqe!”, shprehet Presidenti Meta.

Artikulli paraprakZBULOHET KANDIDATI I PD PËR KRYETAR BASHKIE NË SHKODËR, JA PROPOZIMI NGA BAZA (EMRI)
Artikulli tjetërZBARDHET EMRI I KANDIDATIT TË PD PËR BASHKINË E LUSHNJËS, KUSH ËSHTË SEKRETARI I SELISË BLU QË GARON NË ZGJEDHJET E 6 MARSIT