Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta foli për mbledhjen e Komisionit të Reformës në Drejtësi që po zhvillohet aktualisht, duke nënvizuar se “konsensusi mes palëve dhe monitorimi ndërkombëtar janë shtyllat e reformës në drejtësi”.

Kreu i LSI-së shtoi se “kritikat e PD-së janë pozitive, pasi kjo gjë tregon se kanë studiuar dhe janë thelluar”.  Në lidhje me shortin e pahedhur nga Presidenti Nishani për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED), Meta deklaroi: “Mendoj se Presidenti ka vepruar në mënyrë të përgjegjshme. Tani duhet të plotësojmë ne si Kuvend kuadrin ligjor në mënyrë që ta ushtrojë edhe Presidenti detyrën e tij. Shpresojmë që vakuumi ligjor të përmbushet shumë shpejt”.

Artikulli paraprakBY PASSI I SHKODRËS, NGA “AUTOSTRADË” NË VEND MBETJESH
Artikulli tjetërVRASJA E EMIGRANTIT NË GREQI, NDËRHYN PRESIDENTI I REPUBLIKËS