Në 574-vjetorin e Beslidhjes së Lezhës, kreu i shtetit shqiptar, Ilir Meta përsëriti mesazhin e Skënderbeut, atë të bashkimit në të mirë të kombit

Ilir Meta: Do të doja të përforcoja mesazhin kryesor që jep kjo beslidhje dhe që e ka lënë si amanet Skënderbeu, për të gjithë gjeneratat dhe kombin tonë. Atë të bashkimit në interes të kombit, atë të sinergjisë pozitive të shqiptarëve për të bërë vepra të mira që i qëndrojnë kohës dhe e lartësojnë kombin tonë.

Unë besoj që në këtë vit të Skënderbeut ne do të gjithë do të bëjmë gjithçka që ti qëndrojmë këtij mesazhi për të forcuar akoma më tej pozitën e Shqipërisë dhe shqiptarëve kudo në rajon dhe botë si një vend dhe komb i qytetëruar.

Ne flasim për arritje për integrimin europian por nuk ka kontribut më të shquar sesa i Skënderbeut përveç i bashkimit të kombit dhe ai i përcaktimit të identietit tonë si europian dhe si kontribues me merita madhore në këtë drejtim të mbrojtje të vlerave europiane.

Artikulli paraprakROMELA BEGAJ ME DOPING? PESHËNGRITËSJA PUTH KURANIN E PËRLOTUR: JAM E PASTËR
Artikulli tjetërVDEKSHMËRIA FOSHNJORE, SHQIPËRIA E DYTA NË BALLKAN ME SHIFRA ALARMANTE