Presidenti Ilir Meta përshëndeti miratimin në Kuvendin e Malit të Zi të Ligjit për Zgjedhjen, Përdorimin dhe Shfaqjen Publike të Simboleve Kombëtare për t’ju garantuar pakicave kombëtare e drejta dhe liria e zgjedhjes, përdorimit dhe vendosjes publike të simboleve kombëtare, si dhe kremtimi i festave të tyre kombëtare.

Meta thotë se ky ligj që priste miratimin që prej vitit 2017 u garanton komunave ku shqiptarët përbëjnë 5% të popullsisë shënimin e festës kombëtare.

Presidenti shqiptar e vlerëson një një hap të rëndësishëm në drejtim të respektimit të të drejtave të pakicave dhe në dobi të forcimit të kohezionit social dhe kontributit të tyre në ndërtimin e shtetit të së drejtes.

“Përgëzime jo vetëm partive politike shqiptare por të gjithë institicioneve në Malin e Zi që kontribuan në miratimin e këtij ligji të rëndësishëm” shkruan Meta në facebook.

Parlamenti i Malit të Zi ka votuar mbrëmjen e djeshme Ligjin për flamurin dhe simbolet kombëtare shqiptare.

Ky ligj është hartuar nga Ministri për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave në Malin e Zi, Mehmed Zenka dhe pritet që të rregullojë të drejtat e shqiptarëve në përdorimin e flamurit dhe simbolet kombëtare.

Artikulli paraprakFAMILJARËT KONFIRMOJNË VDEKJEN E TË BURGOSURIT, U VAR ME KORDONIN E TELEVIZORIT
Artikulli tjetërATMOSFERA E FESTAVE TË FUNDVITIT NË NEW YORK…