Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta ka marrë pjesë këtë të dielë në mbledhjen e strukturave të Njësisë 5 në kryeqytet, ku veç çështjeve partiake ka folur edhe për rikonfirmimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës.
Sipas Metës, qëndrimi mjaft pozitiv i Sekretarit të ri të Mbrojtjës në Shtetet e Bashkuara, James Mattis, për Kosovën konfirmoi edhe njëherë se stabiliteti dhe siguria e Kosovës janë një prioritet i rëndësishëm për administratën “Trump”. “Kjo është tepër pozitive, duke pasur në konsideratë tensionimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, së fundi. Njëkohësisht është shumë e rëndësishme për stabilitetin e të gjithë rajonit tonë në këto kohë ndryshimesh dhe pasigurish”, mësohet të ketë thënë kryeparlamentari Meta.