Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësim. Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka uruar Kosovën, ndërsa shprehet se është një përparim historik për Kosovën.

STATUSI:

Urime nga zemra Kosovës.

Përparim historik për Kosovën, që Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës ka votuar me 2/3 pranimin e aplikimit të Kosovës për anëtarësi. Në hapin tjetër, le të angazhohemi të gjithë në mbështetje të Kosovës dhe institucioneve të saj, pa dallim partiak, që ky aplikim të kalojë me sukses edhe në Asamblenë Parlamentare të KiE. I pandalshëm do të jetë integrimi dhe anëtarësimi i Kosovës në institucionet më të rëndësishme politike Evropiane dhe botërore.

Artikulli paraprakKANDIDATI SPAHIA: “RINIA DO TË JETË BASHKËUDHËTARE E NDRYSHIMEVE QË SHKODRA DO TË KETË”
Artikulli tjetërGJEMARKAJ NË KONFERENCËN E PARLAMENTEVE TË BE: PROCESI I ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË TË PËRSHPEJTOHET