Presidenti i Republikës Ilir Meta ka përshëndetur zgjedhjen e Shqipërisë, anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB.

Në një mesazh në “Facebook”, Kreu i Shtetit deklaron se sfidat janë të jashtëzakonshme, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë.

“Përshëndes zgjedhjen sot të Shqipërisë, anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, për herë të parë në 65 vite anëtarësi në këtë Organizatë të rëndësishme për paqen, sigurinë dhe stabilitetin global.
Sfidat janë të jashtëzakonshme dhe shumë të vështira, por shpreh bindjen se vendi ynë do të përmbushë me përgjegjësi të lartë këtë detyrë dhe mision për dy vitet e ardhshme. 🇦🇱”, deklaron Presidenti Meta.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA ANËTARE E SIGURIMIT NË OKB, REAGON SORECA: DITË HISTORIKE PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërITALIA E KTHEN NË FESTË, IMOBILE SHËNON GOLIN E TRETË NDAJ TURQISË