Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka lënë selinë e PL-së së bashku me zyrtarë të tjerë të kësaj partie për t’iu bashkuar protestës së opozitës para Kryeministrisë.

I pyetur nga mediat gjatë marshimit drejt bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, Meta u shpreh se protesta e opozitës do të vijojë deri në arritjen e objektivave të saj. Këto të fundit sipas tij përfshijnë “përmbysjen e narkoshtetit” dhe “zgjimin e njerëzve për të rivendosur drejtësinë”.

“Pritshmëritë duken, bulevardi është plot, njerëzit janë të revoltuar. Reagimi i tyre është i qartë dhe të vijojë deri në arritjen e objektivave të kësaj proteste. Objektivat përfshijnë përmbysjen e narkoshtetit dhe zgjimi i njerëzve për të rivendosur drejtësinë sidomos pas dënimit politik të deputetit Ervin Salianji”, tha ai mes të tjerash.

Artikulli paraprakOPOZITA NIS MOSBINDJEN CIVILE, PROTESTUESIT BLLOKOJNË AUTOMJETET
Artikulli tjetërPROTESTUESIT PËRPLASEN ME POLICINË PARA KRYEMINISTRISË, HEDHIN MOLOTOVË! POLICIA THIRRJE: NDALONI