Kryeministri Edi Rama dhe presidenti Ilir Meta kanë kyer sot homazhe në varrezat ‘Dëshmorët e Kombit’, gjatë ceremonisë së përkujtimit me rastin e ditës së Dëshmorëve.

Në përfundim të homazheve, presidenti Ilir Meta ka folur para mediave ku ka nderuar kujtimin e dëshmorëve dhe i ka përcjellë edhe një mesazh politikës për reflektim.

Presidenti tha se sakrificat e dëshmorëve e kanë vendosur Shqipërinë në rrugën e duhur dhe sot duhet të vendoset në plan të parë e ardhmja e vendit përmes dialogut.

Pas liderëve të mazhorancës, edhe liderët e PD kanë kryer homazhe në varrezët e dëshmorëve të kombit. Të pranishëm në ceremoni ishte kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe ish-kryeministri Sali Berisha

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat ka dekalruar se sot është dita që të gjithë duhet të ndjejnë peshën e sakrificës që populli ka bërë për lirinë.

Edhe në këtë ditë, politika është shfaqur e ndarë.

Artikulli paraprak19 MIJË VIZITORË VIZITUAN KALANË ROZAFA NË 4 MUAJ
Artikulli tjetërVAU-DEJËS, DREJT PËRFUNDIMIT RIKONSTRUKSIONI I RRUGËS