Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet në një seancë të jashtëzakonshme në datën 24 korrik në orën 18:00 me rend dite betimin e Presidentit të ri të Republikës.
Njoftimi është bërë publik në faqen zyrtare të Kuvendit. “Bazuar në urdhrin nr. 44, datë 3.7.2017 të Kryetarit të Kuvendit z. Ilir Meta, rendi i ditës së seancës plenare është si më poshtë vijon:
1. Betimi i Presidentit të Republikës. (Neni 88, pika 3 të Kushtetutës)”, thuhet në njoftim. Datën 24 korrik për betimin e Presidentit të ri Ilir Meta e dekretoi pak ditë me parë Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Meta u zgjodh President i Republikes me 87 vota te maxhorances, gjate raundit të katërt të votimit në parlament, të zhvilluar në 28 prill.