Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ann Linde. Në fokus të diskutimit të tyre ka qenë roli, përpjekjet dhe angazhimi me synim krijimin e një rajoni më të sigurt dhe më të mirë për të gjithë.
Meta falënderoi mes të tjerash kryetaren e OSBE-së për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.
MESAZHI I METËS
Kënaqësi të takohesha me Kryetaren e radhës së OSBE-së, Ministren e Punëve të Jashtme të Suedisë, Zonjën Ann Linde, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Tiranë.
Vlerësova kryesinë suedeze të OSBE-së, rolin, përpjekjet dhe angazhimin me synim krijimin e një rajoni më të sigurtë dhe më të mirë për të gjithë, si dhe e sigurova për mbështetjen e Shqipërisë në çështjet e multilateralizmit dhe prioritetet e kryesisë aktuale.
E falënderova për rolin mbështetës të Suedisë në planin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe në atë dypalësh, veçanërisht nëpërmjet projekteve të ndryshme zhvillimore për demokracinë dhe institucionet e pavarura në vendin tonë.