Presidenti Ilir Meta ka pritur në Presidencë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, Mohammed Hasan Jalood.

Meta shkruan në rrjete sociale se ka vlerësuar maksimalisht mbështetjen e çmuar që jep Federata Botërore e Peshëngritjes për peshëngritjen shqiptare. Meta thotë se Shqipëria ka një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes dhe do të arrijë të tjera rezultate të suksesshme në të ardhmen.

Postimi i Ilir Metës:

Prita sot me kënaqësi të veçantë Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Botërore të Peshëngritjes, z.Mohammed Hasan Jalood, i cili shoqërohej nga Presidenti i KOKSH-it, z. Fidel Ylli dhe përfaqësues të lartë të Federatës Shqiptare të Peshëngritjes.
Vlerësova maksimalisht mbështetjen e çmuar institucionale dhe personale të z. Jalood, për aktivitetet që Federata Botërore e Peshëngritjes do të zhvillojë së afërmi në Shqipëri, me urimin për organizimin e suksesshëm të këtyre aktiviteteve, që do të rrisin pozitivisht imazhin e Shqipërisë. Duke inkurajuar bashkëpunimin e vazhdueshëm midis Federatës Botërore të Peshëngritjes dhe Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, e sigurova ndër të tjera z.Jalood për mbështetjen tonë të gjithanshme në forcimin e mëtejshëm të këtij bashkëpunimi. Shqipëria ka jo vetëm një traditë plot arritje në sportin e peshëngritjes, por është e bindur për rezultate edhe më të suksesshme në të ardhmen.

Artikulli paraprakCIVILËT E VRARË RRUGËVE, ZELENSKY: NËNA TË USHTARËVE RUSË, SHIKONI Ç’KENI RRITUR!
Artikulli tjetërCIVILË TË VRARË E TË SHTRIRË NË RRUGË, JA REAGIMI I RAMËS PAS IMAZHEVE NË BUCHA