Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, nisi sot një vizitë pune në Maltë, ku do të marrë pjesë në Forumin e Biznesit Maltë-Shqipëri.
Gjatë kësaj vizite, Presidenti Meta u prit në një takim nga Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca.
Në takim u diskutua për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe veçanërisht ato të shkëmbimeve ekonomike dhe tregtare.
Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta dhe Presidentja e Maltës, Marie-Louise Coleiro Preca do të drejtojnë Forumin e Biznesit.