Meta: Protesta paqësore për t’u respektuar, por jo ultimatume

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, ka komentuar protestën e opozitës e cila po zhvillohet pak metra larg zyrës së tij, në Bulevardin qendror të Kryeqyetit. Meta ka thënë se çdo protestë paqësore është për t’u respektuar, por siç tha ai, nga kjo protestë nuk duhet të lëshohen ultimatume. “Çdo protestë paqësore, demokratike, qytetare është për t’u respektuar dhe çdo protestë që kërkon garantimin e standardeve më të larta të zgjedhjeve brenda të gjitha mundësive praktike që ekzistojnë, është një kërkesë që meriton vlerësim dhe dialog, larg ultimatumeve”, u shpreh Meta. Komentet e tij, kryetari i Kuvendit i bëri gjatë konferencës së përbashkët për shtyp me homologun e Kosovës, Kadri Veseli.

Artikulli paraprakAMBASADORI ITALIAN:VLERËSOJ PROTESTËN PAQËSORE,KAUZA ËSHTË DREJTË
Artikulli tjetërMETA: KOSOVA TË NËNSHKRUAJË DEMARKACIONIN ME MALIN E ZI