Në orën 17:00 Presidenti Ilir Meta ka thirrur një protestë kundër qeverisë me arsyetimin e çmontimit të ‘grushtit të shtetit’, që sipas tij do të shpartallohet, por paraditen e së hënës do të mblidhet Kuvendi, që si për ironi në rendin e ditës janë problemet e popullit që kanë evidentuar deputetët nga takimet që supozohet se kanë pasur në javën e fundit.
Në rregulloren e Kuvendit të Shqipërisë është përcaktuar që deputetët një herë në muaj të jenë në zonat e tyre ku janë zgjedhur dhe më pas të mbahet një seancë plenare për t’i diskutuar problemet që kanë evidentuar, por sot seanca pritet që të kthehet në arenë të akuzave politike mes shumicës dhe opozitës në Kuvend dhe Presidentit në distancë.