Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka dalë në një konferencë për mediat. Ai akuzon qeverinë se nuk ka indeksuar pagat e punonjësve. Meta tha se në shtator, do të ndërmarrin iniciativë ligjore në Kuvend për të garantuar indeksimin e tyre. Nëse nuk do të bëhet sipas Metës do ta çojnë në Kushtetuese.

“Jemi sot këtu për të theksuar edhe njëherë tjetër pasojat katastrofike të korrupsionit dhe të vjedhjes jashtë çdo imagjinate, të qeverisë, të hajdutokratit Rama, që e ndjen shumica e familjeve shqiptare sot për shkak të polarizimit të tmerrshëm që ai ka krijuar përgjatë 10 viteve të qeverisjes së tij. Mbi 67% e popullsisë në këtë vend jeton në më pak ose në kufirin e varfërisë, pra me 5.5 dollarë në ditë.

76% e punonjësve jetojnë gjithashtu duke llogaritur mbi ta dhe fëmijët, në kufirin e varfërisë. Që nga viti 2017 ky shpirtzi nuk ka indeksuar pagat që e ka pasur detyrim ligjor dhe kushtetuesDo ndërmarrim iniciativën në fillim të sesionit të ri në Kuvend për të garantuar indeksimin e menjëhershëm të tyre dhe nëse nuk do të miratohet do ta çojmë në gjykatë kushtetuese. Paratë do shkojnë për super aferën e Inceneratorëve. 67% e popullsisë jeton në kufirin e varfërisë me 5.5 dollarë në ditë”, tha Meta.

Artikulli paraprakAKUZAT E BERISHËS PËR KOMPANINË E MJETEVE LUNDRUESE NË PRONËSI TË ÇUÇIT, REAGON MINISTRI I BRENDSHËM
Artikulli tjetërBERISHA ZBULON EMRIN E PRONARIT TË SKAFIT, NJË NGA ÇUNAT E TAULANT BALLËS NË LONDËR.