Kryetari i LSI-së Ilir Meta shprehu keqardhje për faktin se nuk ka lëvizuar asgjë në drejtim të zgjidhjes.

Një reagim i tillë nga Komiteti Drejtues i LSI-se, erdhi pas deklaratave të ndara të kryeministrit Edi Rama dhe kryetarit të opozitës Lulzim Basha ku u pa qartë se nuk kishin bërë asnjë hap prapa në kërkesat e tyre. Basha këmbëngul në largimin e qeverisë dhe krijimin e qeverisë teknike. Rama e fton në një dialog pa kushte.

“Shpreh keqardhje se asgjë reale nuk ka lëvizur në drejtim të zgjidhjes, përvec afateve. Opozita nuk është regjistruar në zgjedhje dhe çdo ditë që ecim përpara pa dialog na con drejt një konflikti dhe krize efektet e të cilit askush nuk mund ti parashikojë. LSI ka bërë dhe do të bëjë më të mirën për dialog për zgjidhje dhe zgjedhje të ndershme e me standarde europiane.

Koalicioni PS- LSI fitoi bindshëm para katër ditësh, fitoi 84 mandate, fitoi në qeverinë e Berishës, kur KQZ u ndryshua në mënyrë antikushtetuese. Unë besoj se një koalicion i tillë e ka akoma më të thjeshtë për tu rikonfirmuar . Nuk duhet të ftojë vetëm formalisht për dialog por duhet të jetë i përmbajtur në mënyrë që të mos i japë shkak palës tjetër Sot, më shqiptar ëshë më toleranti, dhe ai që është më tolerant është më i fortë.

Artikulli paraprakINVALIDËT E PUNËS, SFIDA DHE VËSHTIRËSI
Artikulli tjetërITALI, 4.5 MILIONË ITALIANË JETOJNË NË VARFËRI TË PLOTË