Me tone të ashpra, kërcënuese dhe thuajse jashtë kontrolli, Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar si mashtrues i shqiptarëve duke shpifur ndaj Presidentit. Duke e cilësuar si lepur përpallë presidentit, Meta tha se Ramës, kriminelët i vënë armën dhe i marrin licencat.
Meta tha se edhe pse Rama hiqet si mbrojtësi i drejtësisë, në fakt është ai që ka mbledhur 140 vota për miratimin e saj dhe këtë e di e gjithë bota.
“Rama mashtron duke shpifur kundër presidentit. O Karagjos e di e gjithë bota që 140 votat për reformën në drejtësi i bëra unë. Ca di ti mor për Ilir Metën, ti sillesh si lepur përpara meje, kriminelet të dhënë pistoletën dhe të marrin licenca”, tha Meta.