Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes një statusi në facebook, pas takimit me ambasadoren e re të SHBA, Yuri Kim.

“I kënaqur të prisja dhe të pranoja Letrat Kredenciale të Ambasadores së re të SHBA, znj.Yuri Kim.

SHBA një partner strategjik, i pazëvendësueshëm për Shqipërinë.

Së bashku të përballojmë me sukses sfidat që ka vendi. Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane!” shkruan Meta, bashkëngjitur videos nga takimi me ambasadorene e SHBA.

Mëngjesin e sotëm ambasadorja e re e SHBA në Tiranë, Yuri Kim i dorëzoi Presidentit Ilir Meta letrat kredenciale. Ajo shoqërohej në këtë takim, nga e dërguara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones.

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori dhe personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë. Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.

Ajo ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore, ka qenë drejtoreshë e Qendrës së Departamentit të Shtetit për Studimin e Diplomacisë, Shefe e Stafit për Zëvendëssekretarin e Shtetit dhe Drejtore e Zyrës për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politiko-Ushtarake.

Artikulli paraprakNËNKRYETARI I PD: NËSE NUK DO TË KETË DATË PËR ZGJEDHJE TË PARAKOHSHME PAS 15 MARSIT, OPOZITA I KTHEHET PROTESTAVE
Artikulli tjetërDITA NDËRKOMBËTARE E HOLOKAUSTIT/ BASHA: DHIMBJE PËR SHFAROSJEN E 6 MLN HEBRENJVE! TË LUFTOJMË DISKRIMINIMIN