Presidenti Ilir Meta ka reaguar ashpër ndaj shembjes së teatrit duke akuzuar qeverinë dhe bashkinë e Tiranës se ky është një krim kushtetues e ligjor që bëhet  nga mafia në pushtet. Meta ka dënuar edhe dhunimin e gazetarëve dhe artistëve duke thënë se kjo do të jetë një njollë e zezë për qeverinë që po udhëheq si të ishte mafia.

“Pak orë më parë, në kulmin e errësirës, MAFIA urdhëroi shkatërrimin, jo vetëm të një prej monumenteve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara të Europës, por edhe të çdo iluzioni për ekzistencën e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Dhunimi i njëkohshëm i artistëve dhe gazetarëve është një damkë e zezë për MAFIEN në pushtet. Kjo pamje do kujtohet njësoj si kazmat e diktaturës në ‘67 mbi kishat dhe xhamitë. Ky është një krim kushtetues, ligjor dhe moral i paamnistueshëm”, shkruan Meta

Artikulli paraprakSHOQËROHEN NË POLICI DY ISH DEPUTETËT E LSI, BRAHIMLLARI DHE KËRPAÇI
Artikulli tjetërGRUSHTE DHE DHUNË FIZIKE MES POLICISË DHE QYTETARËVE