Presidenti Ilir Meta është shprehur se “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare po shpopullojnë vendin.

“Treguesit demografikë të INSTAT, dëshmojnë për zbrazjen katastrofike të vendit.

Shqipëria ka në vit 50 mijë qytetarë më pak edhe përtej edhe skenarit më negativ të parashikueshmërisë së zvogëlimit demografik.

Thënë ndryshe çdo vit fshihet nga harta popullsia e një qyteti mesatar.

Ky është një alarm i kuq për ndaljen sa më parë dhe me çdo kusht të këtij shterrimi asgjësues të popullit.

Ky model “zhvillimi” nuk është gjë tjetër veçse model dëshpërimi dhe asgjësimi.

Koha për të ndalur këtë shkretim, të programuar të vendit nga “Rilindja” lokale dhe ndërkombëtare.”, tha ai.

Artikulli paraprakRAMA: META ISHTE NJË ZGJEDHJE ME DETYRIM, PRESIDENTI MË SKANDALOZ QË KA NJOHUR VENDI
Artikulli tjetërTONIGHT – 19.04.2022