Meta : Shqipëria dhe demokracia do jenë gjithnjë të parët
Ne fjalen e tij te pare si President i Republikes,mbajtur ne Kuvendin e Shqiperise,Meta ka theksuar se Shqiperia e demokracia do te jene gjithmone te paret. Meta: Me ndjenjën e mirënjohjes për ju dhe për të gjithë shqiptarët të cilët presin më shumë nga ne dua tju siguroj se për Presidentin e ri Shqipëria dhe Demokracia do jenë gjithë të parat Pas betimit në Parlament, në orën 19:00, Presidenti i sapobetuar do të drejtohet për në Presidencë, ku edhe atje janë duke u bërë përgatitjet e fundit për të pritur të gjithë të ftuarit që do të jenë në ceremoni. Fillimisht Meta do të pritet në zyrë nga Presidenti në detyrë, Bujar Nishani. Më pas të dy do të dalin në sheshin përpara Presidencës, ku Metës, përpara fjalimit të tij do t’i dorëzohet Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja. Gjatë kësaj ceremonie, Meta do të jetë i shoqëruar nga vajza e tij Bora, e jo nga bashkëshortja Monika Kryemadhi, e cila e ka bërë të ditur këtë vendim që në momentin kur Meta u votua si President në Parlament. “Sot kam nderin t’ju përshëndes me ndjenjën më të lartë përkushtuese dhe do të dëshmoj solemnisht vullnetin time të hekurt për të respektuar në germë dhe frymë Kushtetutën e Shqipëisë në interesat më të mira të vendit, kombit dhe qytetarëve shqiptarë”, tha Meta. Presidenti i sapobetuar tha se kushtetutshmëria dhe respektimi i shtetit të së drejtës do të jenë referenca kryesore në ushtrimin e detyrës për pesë vitet e ardhshme. “Do t’i shërbej konsensusit, bashkëpunimit dhe gjithpërfshirjes dhe sidomos të avancimit të reformave që e bëjnë vendin tonë më demokratik, më të begatë dhe më shumë europian”, tha ai. E mes këtyre reformave është edhe ajo në drejtësi, për të cilën Meta tha se në rolin e ri si President i vendit, do të kontribuojë në avancimin dhe zbatimin e plotë të saj. “Më 28 prill kandidova si President më shumë me mendje sesa me zemër, sepse opozita nuk ishte këtu, por ju siguroj se betimi im sot këtu është me zemër dhe besoj se kandidimi im si President dha kontributin modest në zgjidhjen e krizës politike”, u shpreh ai. Pas betimit në Kuvend, Ilir Meta iu drejtua Presidencës, ku zhvillohet ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Presidenti Bujar Nishani tek pasaardhësi i tij.