Presidenti i zgjedhur Ilir Meta bëri një kërcënim të hapur ndaj Lulzim Bashës dhe Edi Ramës duke thënë hapur se nuk do të japë dekretin presidencial nëse dhunojnë dhe manipulojnë procesin zgjedhor.
“Kam folur edhe me ndërkombëtarët, ta harrojnë se do të kenë dekret për kryeministër apo ministër ata që do të prekin procesin zgjedhor”., – tha ndër të tjera Meta. Duke folur për Lulzim Bashën, i cili ka rritur dozën e akuzave ndaj tij dhe LSI-së, Meta ka shprehur edhe një cilësi të mirë sipas tij të kreut të opozitës. “Luli ka shumë probleme që nga puna e orës, por ka një të mirë, që nuk shoqërohet me kriminelë, banditë dhe mafiozë”., – tha ai duke nënkuptuar se në fakt, është Rama ai që e bën një gjë të tillë