Kreu i shtetit Ilir Meta përmes zëdhënësit të tij ka sulmuar gazetarin Baton Haxhiu, duke e quajtur zëdhënës të Stanishiçit (ish-shefi i policisë sekrete të Serbisë në vitet 1990) pas deklaratave kundër tij, ndërsa shton se nuk lëviz nga Presidenca deri në 2022, kur i mbaron mandati.

“Ilir Meta do të jetë President i Republikës deri në 24 korrik 2022. Është më e ndershme që zëdhënësi i Stanishiçit të vazhdojë të marrë rrogën si këshilltar i Ramës sesa t’ i japë konsulencë falas të pakërkuar Presidentit.

Kanë rënë ata që duke ndarë Shqipërinë, duan të ndajnë Kosovën” shkruan zëdhënësi i Metës, Tedi Blushi në faqen e tij në Facebook. Kujtojmë që shumica ka nisur procedurën për shkarkimin e Presidentit. Ndërkohë që po mbrëmjen e sotme, Meta sulmoi hapur ambasadën e SHBA-së përmes shpërndarjes që i bëri statusit të Ylli Manjanit.

Artikulli paraprakKOMISIONI EUROPIAN: ZGJEDHJET TË QETA, QEVERIA DHE OPOZITA TË ANGAZHOHEN NË DIALOG
Artikulli tjetër30 QERSHORI/ FITUESIT NË 58 BASHKI, VIJON NUMËRIMI NË 3 TË TJERA