Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka sjellë shembullin e homologut të tij rumun, Klaus Iohannis, i cili tre vite më parë iu bashkua protestave qytetare në mbrojtje të shtetit ligjor.
“Kujtoj se vetëm 3 vite më parë, Presidenti i Rumanisë mike, vend anëtar në NATO dhe në Bashkimin Europian, doli në protestë në mbrojtje të shtetit ligjor dhe kundër dhunimit të Kushtetutës nga një mazhorancë dhe Parlament plotësisht kushtetues.
Presidenti rumun ju bashkua protestave të mëdha popullore kundër korrupsionit, arbitraritetit, vendimeve të marra në errësirë, ndryshimeve mafioze të legjislacionit në fuqi nga deputetët legjitimë, por në konflikt të hapur interesi, si dhe pastrimit të politikës nga kriminelët”, shkruan Ilir Meta në Facebook.