Teksa pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e shkarkimit të presidentit, për të cilin është votuar në Kuvend, Presidenti Ilir Meta thotë se nuk egziston asnjë çështje në Komsionin e Venecias për të, por është një çështje politike dhe se nuk është i shqetësuar.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me ‘Foltoren’ e Sali Berishës, Meta nuk pranoi që të komentojë, por shtoi se duhen debate në funksion të demokracisë.

Teksa u pyet në lidhje me dobësimin e opozitës në vend, Presidenti Meta tha se nuk ka përpjekje në botë që të realizojë një skenar të zi për të lënë Shqipërinë pa opozitë, skenar që sipas tij luhet prej vitesh.

Gjykata Kushtetuese nuk ka caktuar ende një datë për nisjen e shqyrtimit të ligjshmërisë së vendimit të Kuvendit për shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Më 9 qershor të këtij viti,

Parlamenti shkarkoi nga detyra presidentin Ilir Meta për shkeljen e 20 neneve të Kushtetutës, provokimin e cenimit të marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nxitje dhune dhe urrejtje, njëanshmëri në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit 2021 etj.

Artikulli paraprakBERISHA NGA SHKODRA: PD-ja NGA TURPI NË TURP
Artikulli tjetërSHKODËR, QENDRA KULTURORE HAP DYERT PËR FËMIJËT