“Askush nuk është mbi ligjin”. Ky ka qenë mesazhi i qartë që ka dhënë sot ambasadorja e SHBA-ve Yuri Kim, sa i takon zhvillimeve të fundit nga SPAK, sa i takon hetimeve që ky institucion ka nisur.

Në një reagim në Twitter, ambasadorja Kim thekson se kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”

REAGIMI
Kërcënimet për prokurorët dhe gjyqtarët dhe përpjekjet e tjera për të prishur reformën në drejtësi nuk duhet të pranohen më si “normale”. Kjo sjellje nuk i përket një vendi që është në NATO, ka hapur negociatat për anëtarësim dhe është ulur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Për një kohë të gjatë, të pasurit dhe të fuqishmit kanë besuar se janë të paprekshëm. Tani ata janë të shqetësuar se mosndëshkueshmërisë së tyre mund t’i vijë fundi. Ndërsa reforma në drejtësi zbatohet dhe jep gjithnjë e më shumë rezultate, do të bëhet më e qartë dhe më e qartë se askush – ASKUSH – nuk është mbi ligjin.

Artikulli paraprakTAEKWONDO, EKSPERTI ITALIAN TRAJNIM NË SHKODËR
Artikulli tjetërEUROSTAT: SHQIPTARËT E PËRDORIN INTERNETIN MË PAK SE TË GJITHË NË EUROPË, PËR TË LEXUAR LAJME ONLINE