Presidenti i Republikës Ilir Meta ka reaguar ashpër përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi pas deklaratës së ambasadës së SHBA-së që çështja për ngërçin në Gjykatën Kushtetuese duhet të dërgohet në Komisionin e Venecias.
Presidenca i cilëson ambasadorët në Shqipëri si pjesë e një grupi të strukturuar diplomatik në Tiranë bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtësi. Por vijon më tej Meta, duhet të marrë fund sundimi i ambasadave dhe të fillojë sundimi i ligjit. Blushi thekson se mbrëmë kreu i shtetit zhvilloi një bisedë telefonike, por nuk e thotë se me cilin.
“Garantët e veprimeve të paligjshme dhe mafioze të Dvoranit e kanë marrë mbrëmë përgjigjen zyrtare në një bisedë zyrtare tepër të përgjegjshme të Kryetarit të Shtetit.
Tymi i Venecias që hodhi me porosi të Ramës,
Ambasadori në ikje i Agaçit pak ditë më parë, është turpi më i fundit i grupit të strukturuar diplomatik në Tiranë, bashkëfajtor për dhunimin sistematik të Reformës në Drejtesi dhe me qëllim kapjen e saj të plotë nga Regjimi monist i Edi Ramës.
Mjaft më “Rule of Embassy”. Është koha për “Rule of Law” si çdo vend demokratik. Rruga e Elbasanit të çon në Elbasan dhe Rama e përdor dhe për në Xibrakë! Rruga e Kavajës të çon në Kavajë! Vetëm rruga e Kushtetutës na çon në Europën e Bashkuar!” deklaron Tedi Blushi.