Zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta Tedi Blushi ka reaguar në një postim në Facebook kundër ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. Blushi thotë se teksa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte kundër ministres Gjonaj pas kallëzimit të Ilir Metës në SPAK për 4 vepra penale, ajo shfaqet ‘si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare’ referuar takimit të thirrur nga Prokurori i Përgjithshëm.

Për zëdhënësin e Presidentit, pandëshkueshmëria, padrejtësia dhe pafytyrësia kanë arritur majat dhe për këtë shkak sipas tij, në protestën tjetër të kreut të shtetit do të mblidhen më shumë njerëz sesa dje.

“Tallja me Reformën në Drejtësi dhe bërja e ligjeve puçiste anti-kushtetuese pati meritë të madhe për të mbledhur kaq shumë shqiptarë kundër grushtit të shtetit, ku Ministrja e Drejtësisë, siç është provuar nga shkresat zyrtare, akuzohet për 4 vepra penale. Ndërsa të gjithë prisnin që Prokuroria të vepronte ndaj saj, sot e shohin si pjesë të frontit të Ramaformës në konferencën e Prokurorisë duke qenë edhe krenare!

Pandëshkueshmëria, Padrejtësia dhe Pafytyrësia kanë arritur majat! Herën tjetër do mblidhen shumë herë më shumë se dje, shqiptarë të ndershëm dhe me dinjitet, që s’mund të pranojnë këtë Kryemaskaradë! Turp! Shame on you!” shkruan ai.

Artikulli paraprakSOT SHORTI I LIGËS SË KOMBEVE, SHQIPËRIA MËSON RIVALËT – RREZIKON PËRBALLJEN ME KOSOVËN
Artikulli tjetërMETA KTHEN PËR SHQYRTIM LIGJIN PËR FUNKSIONIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE