Në konferencën për median ku njoftoi se ka firmosur kallëzimin penal kundër Kuvendit për falsifikim dokumentesh, presidenti Ilir Meta me ton të ngritur përcolli dhe një mesazh gjatë përgjigjes së pyetjes nëse do lironte zyrën e presidentit nëse gjykata Kushtetuese e shkarkonte.
“Kur kërcënohet rendi kushtetues, kur nxitet artificialisht një konflikt dhe ju i dini kush i ka nxitur dhe tashmë filmi dhe teatri janë rrëzuar, sigurisht që presidenti do jetë njësh me Kushtetutën me interesin publik, kombëtar me pluralizmin politik.
Ta harrojnë ata që kanë menduar në mënyrë mafioze, gjithë ata rilindas vendas dhe ndërkombëtar, vendas mavi dhe blu, se do të varrosin de facto pluralizmin politik në Shqipëri dhe do dhunojnë popullin e Shqipërisë, do dëshpërohen pa fund. Do të marrin përgjigjen e merituar”, tha Meta.