Kreu i Kuvendit Ilir Meta ndodhet në Berlin ku u takua me kreun e Bundestagut gjerman Norbert Lammert.

Z. Meta shprehu vendosmërinë e tij për avancimin me zbatimin e reformës në drejtësi dhe përmbushjen e të gjitha rekomandimeve të KE-së. “Shqipëria duhet të vazhdojë me implementimin e reformave të nisura sipas standardeve evropiane. Shqipëria mund të mbështetet te përkrahja e Gjermanisë, ashtu si edhe në të kaluarën”, u shpreh z. Lammert. Të dy bashkëbiseduesit e konsideruan procesin e Berlinit si kycc për të motivuar dhe për të ruajtur prespektivën integruese të Ballkanit në BE.

Artikulli paraprakPOLICIA NDËRPRET PROTESTËN KUNDËR PLEHRAVE
Artikulli tjetërKLOSI PREZANTON FUSHATËN “UNË ZGJEDH TË JETOJ PA DHUNË”