Presidenti Ilir Meta, pati një takim ditën e sotme me Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, Gjergji Gjika.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit u shpreh se në këtë takim dëgjoi problematikat e këtij sektori.

Meta i bëri të ditur Gjikës, se i ka kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e sektorit të fasonerisë.

Postimi i plotë

”Sot, prita në një takim Kryetarin e Fasonistëve të Bashkuar, z. Gjergji Gjika dhe dëgjova me vëmendje, nga afër, problematikat e bëra publike prej kohësh të këtij sektori të rëndësishëm social dhe ekonomik të vendit.

Z. Gjika theksoi urgjencën e mbështetjes së sektorit fason, që është në një situatë mjaft kritike, si nga kufizimet brenda vendit, ashtu edhe nga tronditjet e tregjeve ndërkombëtare.

Gjatë bisedës, theksova se i kam kërkuar qeverisë mbështetje për kërkesat e këtij sektori, dhe se do të vazhdoj të insistoj për një vlerësim sa më të shpejtë, realist dhe praktik, për të evituar kolapsin e sektorit fason dhe për të mbështetur punonjësit, gjithashtu.”

Artikulli paraprakSTUDIO E HAPUR – 27.04.2020
Artikulli tjetërRAMA: GATI LEJE QARKULLIMI TE E-ALBANIA SIPAS NEVOJËS SË SUBJEKTEVE