Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz e cila është në përfundim të mandatit të saj.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti në një publikim në facebook, ndërsa thekson se mirëpret angazhimin e Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.
Postimi i plotë:
Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt. Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.