Presidenti i Republikës Ilir Meta ka qenë pjesëe aktivitetit për rreth 200 fëmijë jetimë dhe jo vetëm nga Durrësi e Kavaja, dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit, i organizuar nga Instituti Kombëtar i Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacioni “Fab” në “Prestige Resort”.

Në një postim në “Facebook”, Kreu i Shtetit shpreh kënaqësinë për këtë pjesëmarrjen në këtë aktivitet dhe shpërndan një mesazh për fëmijët jetimë, që sipas tij duhet të ndiejnë ngrohtësinë e dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë. Ai kërkon që të punojmë të gjithë për një Shqipëri më njerëzore.

“Me shumë kënaqësi e pranova ftesën e Institutit Kombëtar të Integrimit të Jetimëve Shqiptarë dhe Fondacionit “FAB” për të marrë pjesë në një veprimtari bamirësie kushtuar rreth 200 fëmijëve jetimë e jo vetëm, nga Durrësi e Kavaja, dy nga zonat e dëmtuara më rëndë nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Jetimët duhet të ndjejnë ngrohtësinë, dhembshurinë dhe dashurinë e shtetit dhe të shoqërisë, por edhe të ndihen pjesë e familjes sonë të madhe, jo vetëm në momente të tilla humanizmi dhe solidariteti mbarëkombëtar.

Të punojmë të gjithë për një Shqipëri më njerëzore, më të dhembshur dhe të drejtë, që u jep ëndrra, shpresë dhe mundësi çdo ditë jetimëve, fëmijëve dhe të rinjve tanë për një të ardhme të sigurt dhe të ndritur në atdheun tonë.🇦🇱”, shkruan presidenti Meta.

foto galeri

foto galeri

Artikulli paraprakBIZNESMENI PAGUAN FATURAT E ENERGJISË ELEKTRIKE PËR 36 FAMILJE
Artikulli tjetërAKTIVISTËT NË TIRANË PROTESTË KUNDËR ‘MINI-SHENGENIT BALLKANIK’