Meta thërret në takim urgjent krerët e partive parlamentare
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka thirrur në një takim drejtuesit e të gjitha partive parlamentare. Takimi do të mbahet në orën 19:00 në Kryesinë e Kuvendit ku priten të diskutohen rekomandimet e OSBE-ODIHR dhe ndryshime të mundshme të Kodit Zgjedhor. Ky zhvillim vjen pas takimit që Meta pati me ambasadorët Donald Lu, Romana Vlahutin e Bernard Borchard. Ambasadorët 1 orë e gjysmë te Meta.