Presidenti Ilir Meta i ka bërë të vazhdueshme thirrjet e tij drejtuar popullit për t’u ngritur kundër qeverisë Rama, megjithatë thirrjet e tij kanë ardhur nëpërmjet mesazheve të koduara, shpesh herë.

Një mesazh të tillë, sot kreu i shtetit e ka dhënë nga Zall Dardha me vargjet e këngës së Qerim Sulës.

“I lumtur të vizitoj Zall Dardhën, fshatin me histori të madhe të luftërave për liri, për t’u përulur me respekt para kujtimit të burrave të shquar të kësaj treve, për të cilët mjeshtri Qerim Sula do të këndonte: “Me gjoks flakën ja shuajmë topit, Jemi gjaku Kastriotit!”

Të rritur me Korabin përballë, bijtë e shquar të Zall Dardhës kanë marrë prej malit madhështor cilësitë e qëndresës dhe kryelartësinë në karakterin dhe shpirtin e tyre.

Ashtu si e gjithë Dibra, edhe kjo trevë ka qenë përherë djepi i luftërave patriotike për liri, por edhe dhe identitet kulturor. Jo pa kuptim ata Kuvendin e tyre të burrave e quajtën “Dheu”, për të treguar, se si Anteu ata e marrin bekimin dhe fuqinë e tyre prej tokës që i lindi dhe rriti.

Tradita e Kuvendeve në Reç e Dardhë, është ndër shembujt më të shquar të përgjegjësisë atdhetare, të organizimit dhe qeverisjes vendore.

“Besa – besë, nihet zani,
Zot t`i dalim këtij vatani…”, shkruan Meta.

Artikulli paraprakFSHATI VETËM ME BURRA/ PREJ TRE DEKADASH ASNJË DASMË. NUSET NUK SHKOJNË SEPSE NUK KA RRUGË
Artikulli tjetërBJELLORUSI/ BLINDOHET LUKASHENKO, MBYLL KUFIJTË ME POLONINË E LITUANINË, NXJERR USHTRINË PËRGJATË KUFIRIT ME UKRAINËN