Presidenti Ilir Meta ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit. Nëpërmjet një postimi në facebook, ku shihet krah imamit Ilir Currit, ai ka uruar agjërim dhe lutje të pranuara për të gjithë besimtarët në mbyllje të muajit të bekuar të ramazanit.

“Kënaqësi e veçantë ta nisja këtë ditë Fitër Bajrami, sot me imamin, z. Ilir Curri.Zoti ua pranoftë të gjithë besimtarëve myslimanë agjërimin dhe lutjet e tyre përgjatë Muajit të Bekuar të Ramazanit!Gëzuar të gjithë shqiptarëve këtë ditë të bekuar!”- shkruan presidenti Ilir Meta.

Artikulli paraprakSHQIPTARËT SHPENZOJNË 147 EURO PËR FRYMË PËR T’U VESHUR, MË E ULËTA NË EUROPË. KU JANË VESHJET MË TË LIRA
Artikulli tjetërFITER BAJRAMI, BARDH SPAHIA URON BESIMTARËT MYSLIMANË