Presidenti Ilir Meta ka uruar homologen e tij  të Hungarisë Katalin Novak për postin e ri të presidentit.

Meta shkruan se  është besimplotë se në mandatin e Saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë.

“Urimet më të përzemërta dhe shumë suksese Presidentes së zgjedhur të Hungarisë, Sh.Z.Znj Katalin Novak.

Besimplotë se në mandatin e Saj do të kontribuojë në thellimin e marrëdhënieve të shkëlqyera tradicionale midis dy vendeve dhe popujve tanë. Mirënjohje të thellë, për rolin e rëndësishëm dhe të vazhdueshëm mbështetës të Hungarisë në procesin jetik euro-atlantik të Shqipërisë.”

 

 

(BalkanWeb)

Artikulli paraprakRRITET ÇMIMI I BUKËS ME 20-40 LEKË, PENSIONISTËT: S’ IA DALIM DOT, ME PENSIONET QË KEMI TË BLEJMË ILAÇET APO BUKËN 150 LEKË
Artikulli tjetërPROTESTA KUNDËR RRITJES SË ÇMIMIT TË NAFTËS, NË MIRDITË PROTESTUESIT BLLOKOJNË RRUGËN E KOMBIT! NË TIRANË, NIS GRUMBULLIMI PARA KRYEMINISTRISË! QYTETARËT NGRIHEN EDHE NË LUSHNJË E DURRËS