Presidenti i Republikës, Ilir Meta, e ka nisur ditën e sotme me një postim në rrjetet sociale duke treguar se ndodhet në Vermicë të Kosovës.

Me urimin e mëngjesit për të gjithë ndjekësit, ai shihet teksa po pi kafen me një peizazh të bukur, një shkrirje mes liqenit dhe malit. Por me një ndalesë disa sekondëshe në foton e kreut të shtetit, syri të kap një detaj interesant. Presidenti është kujdesur të publikojë edhe filxhanin, për të cilin kryeministri Rama e ka ironizuar gjatë fushatës elektorale, atë dhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. Ndoshta rastësi, ndoshta mesazh i koduar…

Kreu i shtetit dje është takuar edhe me kyreministrin e dorëhequr të Kosovës, Ramush Haradinaj.

Artikulli paraprakSHPALLET I PAFAJSHËM PAS 22 VITESH BURG, NËNA E VIKTIMËS GJEN VET VRASËSIN E VËRTETË
Artikulli tjetërIU SHTY GJYQI PËR HERË TË TRETË, SAIMIR TAHIRI MBËRRIN TE KRIMET E RËNDA