Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta tha se 2023 do të jetë viti i ndryshimit.
“Viti ku kemi hyrë është shumë i rëndësishëm. Do të jetë viti i ndryshimit që të mos jetë viti i falimentimit të ekonomisë sonë dhe ekonomive familjare. Të mos jetë viti i varfërimit dhe i shpopullimit. Ndaj ne jemi të bindur se së bashkë me qytetarët do të bëjmë të mundut ç’kapjen e shtetit dhe nisjen e një ndryshimi të madh.
Një gjë është e sigurt, 2023 do të jetë viti i ndryshimit. Sa i takon marrëdhënies me PD, është e shkëlqyer dhe takimet tona janë të vazhdueshme. Jemi të hapur për bashkëpunim me çdo faktor opozitar në interes të ndryshimit të kësaj situate dhe të rendit kushtetues, të llogaridhënies dhe për t’i dhënë fund kapjes së shtetit. Regjimin nuk e vuan vetëm opozita por të gjithë qytetarët shqiptar sepse korrupsioni është shkaku pse jemi të parët për varfëri jo vetëm në rajonin tonë por edhe në kontinent. Opozita do të jetë kudo, duke vijuar denoncimet e saj jo vetëm mediatike, por edhe në terren e insticuonet e drejtësisë edhe kur i mbajnë në sirtar. Opozita do të jetë kudo ku janë qytetarët që e kërkojnë ndryshimin”, tha Meta.