Presidenti Ilir Meta vlerëson konsullin e nderit të Shqipërisë në Kalabri, Aldo Marinin. Në një postim në facebook ai e quan promotorin e palodhur të marrëdhënieve me arbëreshët në të gjitha fushat.

“Kë duan më shumë arbëreshët, Italinë apo Shqipërinë? Kur një diplomat i lartë italian i bëri këtë pyetje Aldo Marinos, mori një përgjigje interesante: Është si të pyesësh një fëmijë se kë do më shumë mamanë apo gjyshen.

I lumtur ta takoja Aldo Marinon, promotorin e palodhur të marrëdhënieve tona me arbëreshët në të gjitha fushat.

I bindur se në pak vite forcimi i marrëdhënieve me botën arbëreshe, do të arrijë pritshmëritë tona, që kjo trashëgimi e përbashkët, t’u qëndrojë me krenari edhe shekujve që vijnë”

Artikulli paraprakTABAKU CITON BANKËN BOTËRORE: KORPORATA E INVESTIMEVE, MANDAT TË GJËRË, KONFLIKT INTERESASH DHE RISK PËR BUXHETIN
Artikulli tjetërRAMA PËR MEDIAT IRLANDEZE: JAM OPTIMIST PËR VENDIN TIM, JO PËR ATË QË PO NDODH NË BE