Meteorologët parashikojnë të ftohtë ekstrem gjatë dhjetorit në SHBA

Bora e madhe dhe temperaturat e ftohta kanë pushtuar pjesë të Shteteve të Bashkuara, teksa qindra fluturime drejt dhe prej aeroporteve në Chicago u anuluan, pas një stuhie në rajonet Upper Midwest dhe Lower Great Lakes, që më pas ju drejtuar veri-lindjes së vendit. Një paralajmërim për stuhi u vendos në Chicago përgjatë fundjavës, pasi bora arriti deri në 25 cm lartësi, siaps raportimeve të Shërbimit Kombëtar të Motit. Qytetarët u paralajmëruan për vështirësi në ngarjen e makinave rreth qytetit, ku bora filloi që të shtunën paradite. 33 cm borë u regjistruan në disa pjesë të Michigan-it dhe 22 cm në pjesë të Minnesota-s. Në aeroportin ndërkombëtar O’Hare, të katërtin më të ngarkuar në botë, aerolinjat tashmë kanë reduktuar numrin e fluturimeve, ndërkohë që të tjera kanë pezulluar totalisht veprimtarinë e tyre. Në aeroportin e Detroit, një nga avionët pati një rrëshqitje nga pista, por fatmirësisht, pa asnjë lëndim sipas mediave lokale. Me ndihmën e Arktikut, vorbullës polare dhe Siberisë, meteorologët kanë paralajmëruar se dhjetori do të jetë i karakterizuar nga i ftohti i ashpër për shumicën e Shteteve të Bashkuara. Temperaturat në rënie vijnë pas periudhës më të ngrohtë tetor-nëntor që pushtoi zonat u ulëta të vendit. Dhjetori i viteve të fundit nuk ka qenë tepër i ftohtë në SHBA, por dhjetori 2016 duket të jetë më ekstremi që prej dhjetorit 2013.

Artikulli paraprakAKSIDENT AUTOMOBILISTIK NE BERDICE.MJETI BIE NE KANAL.DY TE PLAGOSUR
Artikulli tjetërNJË TJETËR VETËVRASJE KA NDODHUR.GRUAJA I JEP FUND JETËS