Prerja e flokëve pas disa ditësh mund të na duket një vendim i gabuar por mos u shqetësoni pasi ekzistojnë dhe mënyra të tjera që do ju bëjnë të rrisni dy herë më shpejt flokët tuaja.
Një prej elementëve që ndikon në rritjen e shpejtë të flokëve tuaj është qepa e kuqe, pasi ato janë të pasura me squfur, i cili është i rëndësishëm për prodhimin e kolagjenit dhe që i bën flokët të shëndetshëm. Shtrydhni lëngun e katër kokrrave qepë të kuqe përmes një shtrydhëseje. Lëngun e përftuar përzjejeni me një lugë mjaltë dhe më tej pasi të jetë bërë një masë homogjene, aplikojeni në rrënjën e flokëve. Lëreni të veprojë mesatarisht 30 minuta dhe më tej lajeni kokën normalisht. Për të pasur rezultate sa më efikase, një veprim të tillë përsëriteni një herë në javë.