Ballkani Perëndimor nuk është prioritet i Bashkimit Evropian, pasi sipas ish-ministrit Ditmir Bushati, unioni pas largimit të Britanisë po kërkon aleanca të reja brenda saj.
Ndërsa për sa i përket metodologjisë së re, ai shprehet se procesi do të jetë më i vështirë dhe më politik.
Pak ditë pas prezantimit të metodologjisë së re, ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë për mediat greke shprehet kritik ndaj qëndrimit të Bashkimit Evropian kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Sipas tij, debati i zgjerimit shihet më shumë si një barrë nga vendet e unionit se sa si një përgjegjësi historike.
Bushati nënvizon se metodologjia e re nuk ja lehtëson punë në vendeve si Shqipërisë apo Maqedonisë së Veriut, përkundrazi procesi do të jetë më kërkues.
Pas largimit të Britanisë së Madhe nga unionit, sipas ish-ministrit liderët kryesorë të vendeve të zhvilluar po kërkojnë aleanca të reja.
Përveç integrimit Ditmir Bushati i ka kërkuar qeverisë shqiptare dhe asaj greke kurajoje politike për t’i zgjidhur në tryezën e bisedimeve dypalëshe të gjitha çështjet e mbetura pezull.