Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç i ka shpëtuar paq një sulmi terrorist në një vizitë në Somali. Ky sulm ka lënë të vdekur të paktën 9 persona ndërsa ka edhe shumë plagosur. Mes të plagosurve është edhe ish-ministri i Jashtëm somalez, Hussein Elaba Fahia, i cili ishte gjithashtu këshilltar i presidentit aktual të Somalisë.
Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç ishte në një takim me presidentin somalez, Muhamed Abdullahi Muhammed në pallatin presidencial në Mogadishu ditën e djeshme, kur një makinë plot eksploziv shpërtheu përpara rezidencës.
Lajmin e ka konfirmuar edhe vetë ministri serb, i cili shkruan se mezi i ka shpëtuar sulmit terrorist në Somali.
“Ne (këtu në Somali) mezi mbijetuam . Një makinë bombë përpara pallatit presidencial ndërsa ishim në takim. Ka të vdekur në sulm”, thotë Daçiç.